INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Yjet e dalë nga One Direction e kanë me Joe Jonas: I marrin një tjetër ish!

Yjet e dalë nga One Direction e kanë me Joe Jonas: I marrin një tjetër ish!

Publikuar më: 14:37 08-03-2016

Pas Zayn, një tjetër yll i dalë nga One Direction frekuentohet me një ish të dashur të Joe Jonas.

Duket se djemtë të cilët kanë njohur famën nga banda e adhuruar e muzikës pop kanë të gjithë një dobësi për ish të dashurat e këngëtarit dhe aktorit amerikan Joe Jonas. Nuk e dimë nëse e kanë personalisht me Joe, pasi kujtojmë se Gigi Hadid u nda me këtë të fundit vetëm për t’u bashkuar me Zayn, me të cilin është në një marrëdhënie edhe sot. Këtë herë ishte radha e Niall Horan, një nga beqarët e mbetur të grupit i cili raportohet se është lidhur me bukuroshen Jessica Serfaty. Këngëtari 22 vjeçar u pa përkrah ish yllit të America’s Next Top Model, e cila sot është 24 vjeçare dhe mama e një fëmije. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se dyshja ka shumë të përbashkëta dhe kalojnë shumë kohë së bashku. Tani presim vetëm të shohim se kë ish tjetër të Joe do të fusin në thes djemtë e tjerë të One Direction.

Article Logic
Execution time: 0.0037069320678711