INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“A janë të vërteta lajmet se je shtatzënë?”, Alba Hoxha i jep fund dyshimeve me këtë përgjigje [FOTO]

“A janë të vërteta lajmet se je shtatzënë?”, Alba Hoxha i jep fund dyshimeve me këtë përgjigje [FOTO]

Publikuar më: 11:30 27-06-2019

Alba Hoxha është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të shoëbizit dhe çdo e re nga jeta e saj përbën kuriozitet për publikun. Përpos balerinë, Alba është tashmë prej më shumë se një viti edhe prezantuese e motit.

Prej kohësh është përfolur për një lidhje të mundshme me Albi Nakon, por gjithmonë e kanë mohuar edhe pse janë fotografuar bashkë.

Kohët e fundit shpesh kanë qarkulluar lajme se ajo është shtatzënë dhe detaji që i futi të gjithë në dyshime ishte pasi Alba është shfaqur kohët e fundit vetëm me veshje të gjera.

Së fundmi, Alba i ka vendosur kapakun kësaj situate me anë të një postimi në Instagram ku e kanë pyetur në “Ask me a question”:

“A janë të vërteta lajmet se je shtatzënë?”- ka pyetur një nga ndjekësit.

“Joooooooooooo”- i’a ka kthyer balerina me një fytyrë nervoze, ku na lë të kuptojmë se Albës i ka ardhur në majë të hundës me këtë lajm të pa vërtetë.

auto_B23FFE0F-9151-4806-8162-C7695BF466991561622669.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039098262786865