INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është ky personazh i njohur banori më i ri që do futet në Big Brother të premten?! Ky DETAJ shton dyshimet!

A është ky personazh i njohur banori më i ri që do futet në Big Brother të premten?! Ky DETAJ shton dyshimet!

Publikuar më: 10:27 18-11-2021

Meridian Ramçaj është një nga banorët më të spikatur të “Big Brother Albania”. Ai ka marrë pjesë në edicionin e 7 të këtij formati dhe që prej atëherë është bërë pjesë e jetës publike. Gjatë këtyre viteve Meridiani është angazhuar në politikë teksa shpesh e kemi parë në emisione të ndryshme televizive, mund të përmendim këtu “Për’puthen”, ku ka qenë si opinionist.

Ndërkohë, Meridiani ka qenë një nga personazhet e përfolur se do bëhej pjesë e “Big Brother VIP” para se reality-show të niste. Deri tani ai nuk është bërë pjesë e tij, por së fundmi ka ngritur sërish dyshime se do bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Meridiani ka postuar në Instastory foton e një televizori duke shkruar “1,2,3…Prova”. Televizori në foton e postuar prej tij është i vjetër, ashtu si televizori që ndodhet në dhomën e dënimeve në shtëpinë “Big Brother”. Duke bërë këtë paralelizëm, ndjekësit e tij kanë nisur të aludojë se ai do jetë banori i ri që do i bashkohet “Big Brother VIP” të premten, sipas news-31.al. Megjithatë, theksojmë se ende nuk ka asnjë konfirmim prej tij dhe as nga produksioni.

IMG-20211117-WA0032.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496