INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A e festoi Vin Veli Shën Valentinin? E zbulon ai vetë [FOTO]

A e festoi Vin Veli Shën Valentinin? E zbulon ai vetë [FOTO]

Publikuar më: 16:41 17-02-2018

Kohët e fundit Dj i njohur Vin Veli u përfol shumë për ndarjen nga moderatorja Bora Zemani.

 

I ftuar në programin “Pasditja ime “ në TVSH dj-i i njohur i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Eraldo Rexho edhe për jetën private.

I pyetur se ku e ka kaluar Shën Valentinin ai ka thënë se e ka kaluar festën e të dashuruarve në punë.

“Shën Valentini më gjeti beqar. Nuk e festova pasi isha në një “street party” që e organizonte Bashkia e Tiranës. Kisha dhe ftesa nga miq, shokë e shoqe po e theksoj këtë, por preferova mos të dilja. Jam beqar është shumë shpejt të krijoj një marrëdhënie. Po merrem me karrierën jam fokusuar aty, nuk dua të devijoj dhe s’dua të bëj zgjedhjen e gabuar për shkak të trysnisë. Aktualisht jetoj me prindërit, kam një nip të vogël që më duket sikur është Arbori”, është shprehur Vin Veli.

Ndërsa sa i takon marrëdhënies me djalin, pas ndarjes, Vini thotë:

“Djalin e takoj tre-katër herë në javë. Arbori ka pasion makinat dhe ndoshta bëhet pilot i “Formula 1” pasi e ka shumë të theksuar pasionin për makinat veçanërisht ato të kuqe. Ka filluar njeh dhe markat e makinave”, është shprehur Vin Veli ndërkohë që zbulon se me ish partneren e tij flasin vetëm për shkak të djalit.

DSC_1514.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0035669803619385