INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të ndahet Afrika në dy pjesë? E çara e tokës ka nisur

A do të ndahet Afrika në dy pjesë? E çara e tokës ka nisur

Publikuar më: 19:01 23-03-2018

Një e çarë e madhe toke e krijuar së fundmi pas shirave të dendura dhe aktivitetit të lartë sizmik ka shkaktuar shumë frikë në zonën e Sasëas në Kenia të Afrikës.

Ajo quhet “Lugina e çarjes së madhe” dhe e çara është rreth 10 km.

Një pjesë e gjeologëve mendojnë se, pikërisht përgjatë kësaj krisjeje Afrika do të ndahet në dy pjesë, “por nuk kemi pse shqetësohemi ende”, sepse kjo supozohet të ndodhë pas rreth 50 milionë vitesh.

Sidoqoftë, e çara e formuar rishtazi është problem aktual për banorët e zonës Sasëa, pasi veç disa ndërtesave të dëmtuara që janë evakuuar, është shembur edhe një pjesë e autostradës Nairobi-Narok, duke krijuar mjaft trafik.

Article Logic
Execution time: 0.004166841506958