INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
10 arsyet pse kjo gjeneratë po humb aftësinë e të dashuruarit!

10 arsyet pse kjo gjeneratë po humb aftësinë e të dashuruarit!

Publikuar më: 00:38 11-12-2017

E keni menduar ndonjëherë se për çfarë do të njihet brezi ynë në dekadat që do të vijnë?

Për sa i përket dashurisë, me siguri mund të kemi dy përgjigje: gjenerata që e shohin si racionale dhe logjike dashurinë dhe ajo gjeneratë që “hoqën dorë” nga ajo. EliteDaily ka publikuar një artikull në të cilin tregon 10 arsyet pse kjo gjeneratë po humb aftësinë e të dashuruarit dhe për ju e sjell intv.al.

1-Na intereson më shumë kënaqësia e momentit, e menjëhershme

Problemi është se kënaqësia e momentit, është vartëse dhe shpesh bëhet zakon. D

Dashuria nuk ka për qëllim të përjetohet në një rast, por në një jetë.

2-Kemi ndërtuar një kulturë të varur nga droga dhe pijet alkoolike

Droga dhe alkooli shpesh përfundojnë si armiku më i keq i dashurisë. Këto substanca na japin iluzionin e një realiteti tjetër, një realitet në të cilin emocionet tona rriten dhe dashuria që përjetojmë bëhet në mënyrë eksponenciale intensive.

3-Kemi shumë partnerë seksualë të rastësishëm

Disa më pak se të tjerët, por shumica kanë partnerë të ndryshëm çdo vit. Mund të jetë emocionuese, të jep goxha kënaqësi, por përfundon duke na bërë të ndihemi shumë të vetmuar. Po humbisni kohën me njerëz që nuk janë askush për ju dhe ka gjasa ta ktheni seksin në sport.

4-Po bëhemi më shumë egocentrikë

Kur përqëndrohemi vetëm te vetja, nevojat dhe dëshirat e të tjerëve anashkalohen. Kjo nuk quhet dashuri...

5-Nuk lidhemi se e ndjejmë, por për të qenë si të tjerët

Nuk lidhemi se e ndjejmë, por lidhemi për të kaluar kohën me dikë, për të mos u dukur ndryshe nga të tjerët. Mirëpo nëse s’ka ndjenjë, dashuria nuk ekziston.

6-Nuk na pëlqejnë kompromiset

Për çfarë marrëdhënia ka shumë nevojë, është kompromisi. Nëse nuk pranojmë kompromiset me partnerin, atëherë do humbasim aftësinë për të dashuruar.

7-Besojmë në fundet  si në përralla ose filma

Problemi është që filmat e tillë janë tepër të pasaktë dhe shpesh përfundojnë duke bërë më shumë dëm sesa mirë. Ata krijojnë pritshmëri të pamundura , pritjet që gjithmonë na lënë të zhgënjyer në fund.

8-Jemi mashtruar se ekziston perfeksioni

Nuk është. Asnjëherë nuk ka qenë, kurrë nuk do të jetë dhe akoma ne të gjithë kërkojmë atë individ të përsosur. Ne të gjithë kërkojmë të bëhemi individi i përsosur. Mjerisht, do të dështojmë.

9-Vendosim objektiva, por nuk përfshijmë partnerin në to

Ëndrrat dhe vendosja e objektivave janë tepër të rëndësishme, megjithatë, ajo që është më e rëndësishme është përcaktimi i qëllimeve të duhura, me njerëzit e duhur.

10-Nuk dimë të dashurojmë

Nëse nuk arrijmë ta kuptojmë më mirë dashurinë , qëllimin, kufijtë e saj dhe mangësitë e saj, nuk do të jemi kurrë të lumtur.

Article Logic
Execution time: 0.004356861114502