INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1 vit pa Ergi Dinin, Oriola Marashi i dedikon këto fjalë prekëse [FOTO]

1 vit pa Ergi Dinin, Oriola Marashi i dedikon këto fjalë prekëse [FOTO]

Publikuar më: 20:11 21-11-2017

Pikërisht sot u bë një vit që këngëtari i njohur Ergi Dini është ndarë nga jeta së bashku me shokun e tij Kejdi Halili, pas një aksidenti tragjik me motor në Tiranë. Nëna e Ergit dhe motra Barbana Dini kanë kujtuar në këtë përvjetor të trishtë, Ergin, i cili unda nga jeta në një moshë shumë të re.
Por kujtimin dhe mallin për ta, përveç familjarëve e kanë shprehur edhe miqtë e tyre të ngushtë.
Një ndër to është edhe Oriola Marashi, e cila na ka zbuluar se me Ergin ka patur disa ëndrra dhe i premton që do i çojë deri në fund ato.
Teksa ka vendosur fotografinë e Ergit në Instastory, Oriola shkruan: “Gjithmonë do jesh në zemrën time, pavarsisht se sot shihemi vetëm në ëndrra. Të dua shumë. E di që kam bekimin tënd nga lart, do i çoj në fund ëndrrat tona!” –ka përfunduar ajo.

 

gjith.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672