INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veliaj: Së shpejti “Shqiponja me mbikalim”, ndryshim edhe tek aksi Kombinat-Plepa…

Veliaj: Së shpejti “Shqiponja me mbikalim”, ndryshim edhe tek aksi Kombinat-Plepa…

Publikuar më: 10:12 24-04-2018

Vera që vjen do ta gjejë Tiranën në një kantier të punëve infrastrukturore. Bashkia e Tiranës do të nisë një sërë investimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë kryesisht me transportin dhe sistemimin e disa prej

hyrjeve dhe akseve kryesore në qytet.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur se së shpejti do të nisë investimi në pjesën e Unazës nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Shqiponja”, çka pritet të sjellë një lehtësim të ndjeshëm të lëvizjes se mjeteve në këtë aks.

Ai deklaroi gjithashtu se kanë nisur bisedimet me disa nga bankat ndërkombëtare për mundësinë e financimit dhe të ribërjes së aksit Kombinat – Plepa.

FSHZH dhe ARRSH që të fillojmë edhe aty një investim”, u shpreh Veliaj.

Në zonën e Kombinatit është parashikuar edhe ndërtimi i një terminali të panaireve që do të rivitalizojë gjithë këtë zonë duke e kthyer në një nga poliqendrat e Tiranës moderne, ndërkohë që e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në Kinostudio.

Kreu i Bashkisë dha një tjetër lajm të mirë edhe sa i takon akseve të tjera hyrëse në Tiranë, të cilat jo vetëm do të lehtësojnë dhe do të rrisin qarkullimin e automjeteve që hyjnë e dalin nga Tirana, por njëkohësisht pritet që të japin një impuls tepër pozitiv edhe në ekonomi.

“Në një qytet të madh ka gjithnjë trafik, është gënjeshtar ai kryetar bashkie që thotë s’do ketë më trafik. Kompania gjermanë që mat trafikun në Tiranë, ka 20% më pak. Kemi pasur 25 hotspote Sot kemi 1-2 hotspote, ‘Shqiponja’ dhe segmenti ‘Teodor Keko’ ndërkohë është zgjidhur pjesa nga pallati me shigjeta-Farkë. Tek Shqiponja do ketë mbikalim e nënkalim që besoj se do ta zgjidhë këtë. Kur unë kam takime në qeveri e kam më të lehtë të shkoj me biçikletë në korsitë e dedikuara. Ta heqim iluzonin që Tirana s’do ketë trafik.
Shqiponja dhe Teodor Keko, Unaza e Astirit do fillojmë për punë javësh investimin.”deklaroi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385