INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kantautori Radi ‘’përjetësohet’’ tek Liqeni Artificial [FOTO]

Kantautori Radi ‘’përjetësohet’’ tek Liqeni Artificial [FOTO]

Publikuar më: 12:14 03-04-2018

Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të kantautorit Françesk Radi, Bashkia e Tiranës e ka vlerësuar duke ngritur një busti pranë Amfiteatrit tek Liqeni artificial. Kreu i Bashkisë Veliaj nën shoqërinë e bashkëshortesë tij Tefta Radi dhe artistëve të tjerë tha e disa fjalë për meritat e padiskutueshme të Françesk Radit.

“Franko ka ndryshuar shumë jetë njerëzish, ka prekur shumë individë e ka frymëzuar shumë të rinj. Për shumë njerëz ai ka qenë edhe arsye mbijetese në një situatë shumë të vështirë, ku fjala e lirë, muzika, opinioni, bindjet e lira kanë qenë sfidë për Shqipërinë. Vetëm ata që janë trima të vërtetë marrin guximin të sfidojnë në momentet më të vështira status-quon, realitetin, gjërat që ndodhin, të provokojnë një debat, atëherë kur të bëje një gjë të tillë, të kushtonte jetën. Detyra e gjeneratës sonë është të mos harrojë dhe të kujtojë. Amfiteatri i rinovuar do të jetë skena më e madhe e muzikës”, tha Veliaj.

veliaj_tefta_ok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028610229492188