INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Rruga e Kombit’, Gjiknuri: Dëmi miliona euro. Ministri zbulon se ç’do të ndodh me rrugën Tiranë-Durrës

‘Rruga e Kombit’, Gjiknuri: Dëmi miliona euro. Ministri zbulon se ç’do të ndodh me rrugën Tiranë-Durrës

Publikuar më: 11:54 03-04-2018

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme shprehu keqardhje për dhunën e ditës së shtunë gjatë protestës për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit, ndërsa tha se dëmi shkon në disa miliona euro. Ai sqaroi se dëmi nuk iu bë një privati por taksapaguesve shqiptarë.

“Po bëhet vlerësimi paraprak, por nga të dhënat e para dëmi shkon disa miliona euro. Dëmi nuk iu bë një privati, por taksapaguesve shqiptarë. Vetëm për riveshjen e asfaltin duhen 11 milionë euro”, tha ministri.
Më tej, Gjiknuri theksoi se koncesioni nuk është ndonjë gjë e re, pasi është dhënë që në vitin 2016. “

Tarifa ka qenë e miratuar me kohë, ne duhet ta rikonfirmonim. Mirëmbajtja kërkon 1.5 milionë euro për km”, tha ministri Gjiknuri.

Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe tek autostrada Tiranë-Durrës duke e marrë si shembull të një aseti i cili nuk është mirëmbajtur.

Ai cilësoi se kjo rrugë ka degraduar dhe do një rindërtim nga e para.

‘Ne kemi marrë masat për riveshje të asfaltit por për qendrueshmëri afatgjatë duhen, 20-30 milion euro minimalisht, po bëhet studimi. Vetëm për riveshjen do harxhojmë 11 milion euro, të paktën për disa vjet’ shtoi ministri

Article Logic
Execution time: 0.0036640167236328