INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me lot në sy, Tefta Radi u kërkon të gjithëve të luten për bashkëshortin e saj [VIDEO]

Me lot në sy, Tefta Radi u kërkon të gjithëve të luten për bashkëshortin e saj [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 28-03-2017

Françesk Radi është shtruar gjatë ditës së djeshme në urgjencën e spitalit të Tiranës, dhe gjendja e tij duket se vazhdon të jetë kritike.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e tij, ish folësja e njohur e lajmeve, Tefta Radi. Nëpërmjet një videoje të xhiruar në ambjentet e spitalit, zonja Radi, e lodhur dhe nën trysninë e emocioneve, i ka lajmëruar të gjithë për gjendjen aktuale të artistit të famshëm. Ajo gjithashtu i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen si dhe u ka kërkuar që të luten në mënyrë që Franko, siç e thërret ajo, të përmirësohet. Lutjet tona shkojnë të gjitha për të.

Article Logic
Execution time: 0.0035130977630615