INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë: Pako e dyshimtë me eksploziv në dyqan

Tiranë: Pako e dyshimtë me eksploziv në dyqan

Publikuar më: 11:13 04-10-2017

Në dyqan pako e dyshimte me eksploziv. Alarmi është vënë nga shtetasja B. A., e cila ka denoncuar ngjarjen pranë organeve të policisë. Menjëherë pas denoncimit, Policia e kryeqytetit është vënë në alarm dhe ka mbërritur në vendngjarje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orëve të paradites në rrugën “Petro Nini”, ndërsa policia ka njoftuar edhe njësinë antieksploziv.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 04.10.2017, rreth orës 10:37, jemi njoftuar se në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini”, pretendohet se është vendosur një pako në dukje si eksploziv. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë , ku nga verifikimet paraprake rezulton se shtetësia B.A., pretendon se në dyqanin e saj të rrobave në rrugën “Petro Nini”, i kanë vendosur një pako në dukje si eksploziv. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe është njoftuar njësia antieksploziv.

Article Logic
Execution time: 0.0040750503540039