INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpërthen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vuçiç: Vendi ynë nën presion

Shpërthen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Vuçiç: Vendi ynë nën presion

Publikuar më: 10:30 04-10-2017

Serbia është nën presion të vazhdueshëm nga Shqipëria. Deklarata është lëshuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka theksuar se vendi i tij po përballet me presione nga të gjitha anët nga Shqipëria për shkak të mbështetjes, që sipas tij, shqiptarët gëzojnë në perëndim. Mësohet se këto qëndrime kreu i shteti serb i ka dhënë në një intervistë për prestigjiozen Tanjug.
Aleksandër Vuçiç:
"Ata (shqiptarët), mund t’i bëjnë të gjitha këto përderisa kanë mbrojtësit e vet jashtë, porse e drejta ndërkombëtare duhet të ekzistojë e të respektohet. Për shkak të ndërgjegjes së tyre të papastër ndaj atdheut tonë, ne jemi të detyruar të durojmë presionet, ndonjëherë edhe t’iu nënshtrohemi, ndonjëherë jo, e kur s’e bëjmë këtë na e bëjnë me gisht si të jemi “uni-atët e Europës” ose nuk e di se çfarë tjetër, vetëm pse kemi ruajtur atdheun tonë”.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë një tjetër çështje mes dy vendeve, e që tashmë është përfshirë në diskutime edhe kreu i ri i qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj. Duke komentuar premtimin e Kryeministrit të Kosovës , Vuçiç ka vënë theksin se Serbia do të mbrojë sovranitetin e saj.
Aleksandër Vuçiç:
"Me ato pasaporta, larg kanë për të shkuar ata, nuk ka nevojë për gënjeshtra, pasi dihet saktë se sa shqiptarë ka në Serbinë qendrore dhe se ka shumë më shumë serbë në Kosovën qendrore. Serbia do ta vazhdojë punën e vet, të mbrojë pavarësinë e Serbisë, integritetin territorial dhe sovranitetin ndërsa ata “le ta bëjnë punën e vet”.

Article Logic
Execution time: 0.0038731098175049