INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shikoni si 'skifterat shqiptarë' grabisin italianët[VIDEO]

Shikoni si 'skifterat shqiptarë' grabisin italianët[VIDEO]

Publikuar më: 15:14 17-05-2018
Finalizimi i operacionit " Pazari i madh" çoi në arrestimin e 5 personave, 2 janë lënë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht.Të arrestuarit janë me kombësi italiane, shqiptare dhe marokene. Grupi i grabitësve përbëhej nga 12 persona me kombësi italiane, marokene dhe shqiptarë, të specializuar në bastisjen dhe vjedhjen e garazheve dhe bodrumeve në Asti, Alba dhe Nizza Monferrato.
 
Vlera e mallrave të vjedhura llogaritet në mijëra euro. Gjithçka është realizuar në harkun kohor të katër muajve. Ata vepronin natën dhe akuzohen për kryerjen e 136 vjedhjeve. Në operacionin e sotëm u angazhuan 30 oficerë policie. Policia italiane ekzekutoi 5 "urdhër-arreste me burg" dhe 2 "arrest shtëpie", ndërsa ka sekuestruar materiale të vjedhura në vlerë disa mijëra euro.
Hetimet e policisë kanë nisur në janar, pas analizimit të ankesave të shumta që kishin mbërritur në kazermat e policisë për vjedhjet në garazhe dhe bodrume.
 
Sipas policisë, banda ishte e mirëorganizuar. Vepronin 3-4 persona, rreth orës dy të mëngjesit dhe lëvizja ndodhte që mund të bëhej me makinën që kishin vjedhur në të njëjtin garazh që kishin  sërish në shënjestër. Ata kishin të specializuar në hapjen e dyerve të garazhit. 
Arsyeja e vjedhjes, siç shpjegohet nga policia, dyshohet të jetë nevoja për të mbledhur para për të blerë drogë. Një pjesë e materialeve të konfiskuara nga policia u janë kthyer pronarëve, por ka ende që presin tu kthehen sendet e vjedhura.
 
 

Article Logic
Execution time: 0.0037920475006104