INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata e trazuar ju shton ‘oreksin’ dy ambasadorëve

Situata e trazuar ju shton ‘oreksin’ dy ambasadorëve

Publikuar më: 15:58 17-05-2018
E ndërsa në Shqipëri çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj,  Agron Xhafaj ka shkaktuar trazira politike, dy ambasadorët më me infulencë në vendin tonë, drekojnë së bashku në qendër të Tiranës.
 Ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-Romana Vlahutin duket se këtë drekë do ta shfrytëzojnë për të diskutuar  në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
 
Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj me argumentin se ka penguar drejtësinë të veprojë mbi vëllanë e tij të dënuar për trafik droge në Itali. Ndërkohë, kryeministri Rama i ka përdorur si mburojë dy ambasadorët, teksa disa ditë më parë ai tha se po të kishte gisht Fatmir Xhafaj do të kishte folur ambasadori Lu. Ndërkohë, dje u shpreh se “Zyra e BE në Tiranë konfirmoi se Xhafaj nuk ka trafikuar Kodin e Procedurës Penale për ekstradimet, pasi ai është bërë nën mbikqyrjen e tyre”.
 
 makinat.jpg
Article Logic
Execution time: 0.0035960674285889