INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama me ricikluesit, shoqëria civile tek Presidenti

Rama me ricikluesit, shoqëria civile tek Presidenti

Publikuar më: 10:48 07-10-2016

Teksa grupimi i shoqërisë civile që kundështon fort Ligjin e importit të mbetjeve do të ketë një takim në orën 11 me Presidentin Nishani, kryeministri po mban një takim tjetër me drejtuesit e kompanive riciklues në vend dhe Kryetarë të Bashkive. Rama ka bërë të tjera sqarime mbi ligjin duke thënë se mbetje nuk do importojë kushdo, vetëm ata që janë të specializuar për këtë lloj aktiviteti.
Ai me të tjerash është përpjekur të sqarojë qytetarët duke i mëshuar idesë që meqë pritet që të hyjmë në BE ligji duhet ndaj për momentin ai ka ca kufizime.

“Është një ligj për të cilin jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në direktivën e plotë të BE, pasi ligji ka kufizime specifike të vetëdijshme nga ana jonë që nuk i ka asnjë tjetër nga vendet e BE apo ndonjë vend që aspiron të bëhet pjesë e BE. Pra ligji është më i kufizuar seç është në Kosovë, Serbi, në  Bosnjë dhe shumë më i kufizuar sec është në Maqedoni. Sidoqoftë me ligjin e ri, nga njëra anë ndalohet djegia dhe groposja e mbetjeve dhe lejohen vetëm ato kode materialesh. Industria e riciklimit që nga ana e vet e dimë të gjithë që është në një moment dramatik, ose të shpallë falimentin e të zhvendoset në vende të tjera, pse të jetë pjesë e një suksesi.
Kodet e lejuara janë të njehësuara sipas konferencës së Bazelit, kodit Tarifor. Zero rrezikshmëri. Autorizimi për importin Mbetjeve u jepet vetëm subjekteve që kanë aktivitet ricikues, kush nuk ka fabrikë riciklimi nuk merr dot autorizim për të importuar këto lëndë të parë dhe ligji autorizon ministri autoritet përgjegjës për dhënien e lejeve. Përgjegjësia për këtë proces duhet të jetë ligjërisht e qartë në raport me direktivat e BE", u shpreh Rama.

Rama sërisht i qau hallin ricikluesve duke theksuar se nëse ligji nuk vepron kjo industri do  të falimentojë.
Kryeminisitri sqaroi dhe fitimet ekonomike që mund të sjellë ligji.
“Në aspektin ekonomik është e qartë se nëse nuk do të ndërmerrnim këtë hap do të shkonim drejt një humbje. Do të humbisnim 234 milionë euro investime në teknologji, të cilat do të spostoheshin drejt vendeve të tjera. Do humbisnim 35 mijë vende pune, një pjesë të formalizuara me taksa e sigurime shoqërore. Një pjesë tjetër, 30 mijë shifra të rrumbullakosur, vende pune të krijuara me vetëpunësim, ndërkohë që qëllimi është që edhe këtë pjesë ta formalizojmë”.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762