INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Plakja e popullsisë, Kandaja kërkon 1 milion emigrantë

Plakja e popullsisë, Kandaja kërkon 1 milion emigrantë

Publikuar më: 11:09 22-02-2019

Kanadaja, që numëron rreth 37 milionë banorë, dëshiron të presë më shumë se 1 milion emigrantë deri në vitin 2021. Sipas mediave vendase, shifra ka dalë pas një raportimi të bërë nga ministri i emigracionit Ahmed Hussen.

Ai ka falënderuar gjithë të huajt që kanë ardhur dhe thotë se mirëpresin të tjerë. “Falënderimi i madh për të ardhurit, Kanadaja është zhvilluar dhe bërë një vend i fortë, të cilin e gëzojmë të gjithë”, ka thënë ai.

Sipas tij, “Emigrantët dhe pasardhësit e tyre kanë dhënë kontribute të pafundme në Kanada, dhe suksesi i vendit në të ardhmen është i lidhur me këtë, integrimin dhe mikpritjen e tyre”.

Sipas tij, shtimi me 1 milion banorë përbën 1% të popullsisë. Sipas shifrave, në vitin 2017 popullsia u shtua me 286 mijë banorë të përhershëm, ndërkohë qe 2020 pritet të shkojë në 360 mijë.

Article Logic
Execution time: 0.0041279792785645