INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Djegia e mandateve, reagon Berlini zyrtar

Djegia e mandateve, reagon Berlini zyrtar

Publikuar më: 10:29 22-02-2019

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e quan të gabuar djegien e mandateve të deputetëve të opozitës. Në një prononcim për Deutsche Welle-n, Ministria e Punëve të Jashtme shprehet se “platforma e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti.” “Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platforma e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032520294189453