INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas udhëtimit në Amerikë, filmi “Internimi” që tregon absdurditetet e regjimit komunist mbërrin në Tiranë

Pas udhëtimit në Amerikë, filmi “Internimi” që tregon absdurditetet e regjimit komunist mbërrin në Tiranë

Publikuar më: 18:48 16-07-2019

Ka mbërritur në Tiranë filmi “Internimi” i regjisorit Kast Hasa pas udhëtimit që pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ditën e djeshme në kinema “Millenium” u dha premiera për publikun, ku morën pjesë aktorë, artistë dhe grup miqsh të regjisorit Kast Hasa, por edhe të kastit të filmit. “Internimi” zgjoi mjaft interes dhe u prit mjaft mirë nga të pranishmit, të cilët vlerësuan filmin dhe përgëzuan regjisorin si dhe aktorët prezentë.

Filmi ka në qendër Shqipërinë gjatë periudhës komuniste ku hedh dritë për një ndër kohërat më të errta të vendit tonë. Një trajtim në thelb ndryshe pa u marrë me historinë, por duke u fokusuar më shumë tek ndjenjat e njerëzve, se si tre brezat e një familje shqiptare luftojnë për t’i mbijetuar regjimit komunist teksa i internojnë.

Historia vërtitet rreth Fridës dhe Arturit që vijnë të interpretuar nga aktorët Enxhi Cuku dhe Kristi Baçi, të cilët kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin, por e kanë të pamundur të shijojnë dashurinë e tyre për shkak se familja e Fridës nuk e pëlqen Arturin se ai nuk vjen nga një familje me pozitë.

Filmi “Internimi” trajton faktin se si të rinjtë asokohe ishin të detyruar të martoheshin me personin që i vendoste familja edhe kundër dëshirës së tyre, por kjo për shkak të intersave të kohës. Dashuria ishte e pamundur gjatë viteve ’80 nëse personi që ti dashuroje vinte nga një biografi e keqe familjare. Biografia e keqe konsistonte në faktin se ti nuk pëlqeje regjimin komunist, nuk iu bindje rregullave të pushtetit dhe thoje atë që nuk ishte mendimi i shumicës.

66639022_1330785927095487_1740120061697327104_n.jpg

Enxhi Cuku e cila vjen në rolin e protagonistes ka interpretruar më së miri atë vajzën rebele, ëndërrimtare dhe që donte të luftonte për dashurinë e saj. Ndonëse ajo nuk mund ta ketë përjetuar vetë atë periudhë, arriti që të përçonte tek publiku ethet e periudhës së errët komuniste. 

Vlen të theksojmë se regjisori dhe skenaristi Kast Hasa është frymëzuar nga ndodhi të vërteta të cilat kanë ndodhur vetëm 10 kilometra larg qytetit ku ai ka lindur.

Edhe pse sot ajo periudhë ka kaluar, nuk duhet harruar tmerri dhe absurditeti i atyre kohërave, prandaj filmat që mbajnë këtë skenar janë gjithmonë një domosdoshëri për të shprehur rëndësinë e njohjes e së shkuarës të vendit tonë dhe zgjimin e ndërgjegjes publike për atë që përfaqëson regjimi komunist.

Në një farë mënyrë “Internimi” na bëri një ballafaqimi dhe një reflektim mbi të shkuarën edhe ndonëse vetë nuk e kemi prekur.

Kasti i filmit “Internimi” përbëhet nga Klodian Hoxha, Enxhi Cuku, Kristi Baçi, Kristaq Pilo, Jorida Meta, Gramoz Gashi, Arjeton Osmani, Ioana Sinani, etj.

Nga Irini Meçe

INTERNMENT-2019.07.16-640x480.jpg

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0078301429748535
    array(1) { ["section"]=> string(97) "pas-udhetimit-ne-amerike-filmi-internimi-qe-tregon-absdurditetet-e-regjimit-komunist-mberri-98738" }