INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas sheshit Skënderbej, Veliaj ndez dritat e festave te Pazari i Ri [VIDEO]

Pas sheshit Skënderbej, Veliaj ndez dritat e festave te Pazari i Ri [VIDEO]

Publikuar më: 22:01 07-12-2017

Pas sheshit “Skënderbej” mbrëmë, sot ishte radha e Pazarit të Ri të ndriçohej nga dritat e festave të fundvitit. Me shtypjen e butonit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj solli simbolikisht festat edhe në një nga hapësirat më të frekuentuara nga qytetarët e Tiranës dhe turistët e huaj. Veliaj uroi muajin e festave dhe theksoi se këtë vit, Tirana, falë investimeve të bashkisë dhe të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, do të ketë dy qendra ku do të festojë.
Fjala e plotë:
Nëse rrisim qytetin me dashuri mund të kemi më shumë dashuri me njëri-tjetrin. Taksate e vendosura nga bashkia për pazarin e ri u mundësua krijimi i zbukurimit në pazarin e ri.

Për herë të parë kemi dy vende ku do të festojmë festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Kemi sheshin “Skënderbej”, që vjen si një hapësirë më e madhe kombëtare, por për herë të parë jemi këtu në Pazarin e Ri.

Shikoni sa gjëra të bukura bëjmë kur punojmë, kur jemi bashkë, kur kemi mendje të bëjmë gjëra të bukura, jo të shajmë njëri-tjetrin, jo të pengojmë njëri-tjetrin, jo të merremi ky është i partisë time, ky është i partisë tjetër.

Ju lutem konsumoni produkte vendi, janë me po të njëjtën cilësi si ato që na vijnë nga jashtë. Nëse paratë që kemi i shpenzojmë për produkte shqiptare, leku mbetet këtu, sigurisht të gjithë mund të jetojnë më mirë, paraja ngelet në Shqipëri, në Tiranë.

Kur blejmë mallra importi, paratë i çojmë për të pasuruar dikë tjetër. Kur të bëni zgjedhje mendoni që të ndihmojmë një patriotin tonë, që me ato para mund të ushqejë fëmijën e tij e t’i çojë në shkollë dhe të rriten.

E mbani mend si ishte para dy vitesh Pazari i Ri? Ishe ambient i ndotur nuk kaloje dot nga mijtët.

Sot kam një lajm të mirë drejtues të fondacionit amerikan“Young,” do financoj që piramida të kthehet në qendrën më të madhe kulturore në Ballkan.
Unë jam rritur në këtë vend prandaj e dashuroj këtë vend prandaj le të zgjerojmë ambientet.

Sa prej jush do angazhohen të japin dhurata për njerëzit në nevojë. Veliaj kërkoj që të ngrinin dorën. Falenderoj ata që ngritën dorën, mbajeni fjalën të bëni dhurata, faleminderit edhe ju që nuk i ngritët për të gënjyer por thatë mirë.

Veliaj ka ftuar fëmijët për të ndezur dritën e pemës, filluan numërimin mbrapsht deri sa u ndezën dritat.

Article Logic
Execution time: 0.00412917137146