INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pamje dramatike, tornado godet edhe Rumaninë [VIDEO]

Pamje dramatike, tornado godet edhe Rumaninë [VIDEO]

Publikuar më: 11:36 01-05-2019

Nëse kishit menduar se tornadot ndodhin vetëm në SHBA e keni gabim, edhe Rumania është goditur së fundmi nga një tornado e fortë.

Pamje dramatike janë filmuar në qytetin Kalarasi këtë të martë, ku në horizont është shfaqur një tornado.

Një front i ftohtë atmosferik përfshiu pjesën lindore të Rumanisë duke shkaktuar edhe fenomene jo shumë të zakonta sikurse është edhe tornado.

Tornado shkatërroi të paktën 10 shtëpi, fatmirësisht pa viktima. Mediat lokale raportuan se një autobus me 40 persona u zhvendos për shkak të erës së fortë.

Në videon amatore të transmetuar në median prestigjioze Euronews duket forca e tornados teksa ajo afrohet gjithnjë e më shumë.

Article Logic
Execution time: 0.0033109188079834