INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tornado në Kanada. 5 të plagosur dhe mbi 2 mijë njerëz në errësirë

Tornado në Kanada. 5 të plagosur dhe mbi 2 mijë njerëz në errësirë

Publikuar më: 15:00 24-09-2018

Tornadot e fuqishme që goditën kryeqytetin e Kanadasë shkaktuan disa të plagosur dhe dëme të mëdha materiale. Nga tornado pati 5 persona të cilët u dërguan në spital, dy prej të cilëve ishin në gjendje kritike për jetën, ndërsa për tre të tjerët është raportuar se ndodhen jashtë rrezikut.
Stuhitë e fuqishme kanë dëmtuar nënstacionet elektrike, duke bërë që qindra mijëra banorë të kryeqytetit Otava të mbeten pa energji.

kanada2.jpgKryetari i bashkisë së Otava-s në një deklaratë për shtyp tregon se gjendja e qytetit ngjan si një "skenar filmi për luftë".
Tornadot goditën Kanadanë të premten, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin Danrobin, përpara se të kalonte në qytetin Gatino, që ndodhet menjëherë në veri të Otavës. Erërat e forta shkatërruan nënstacionet elektrike të kryeqytetit dhe autoritetet vendore tregojnë se numri i qytetarëve që kanë mbetur pa energji elektrike në të dyja anët e lumit është rreth 200 mijë.
Banorët janë akoma të shokuar nga ajo që ka ndodhur dhe shprehen se kanë humbur gjithçka që kishin.

kanada4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021820068359375