INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zhuritet Kalifornia, në thellësi të zjarrit temperatura 1.400 gradë. Një tornado ndikon...

Zhuritet Kalifornia, në thellësi të zjarrit temperatura 1.400 gradë. Një tornado ndikon...

Publikuar më: 15:26 17-08-2018

Kalifornia vijon të përvëlohet nga zjarret e shumta. Po situatatën këto ditë e ka rënduar edhe më shumë, një tornado me madhësi të tri fushave të futbollit që ka ndihmuar edhe më shumë përhapjen e zjarrit. Shpejtësia u shënua 230 kilometra në orë. Në thellësi të këtij zjarri temperaturat arritën deri në 1400 gradë celsius.
Craig Clements, një profesor i asociuar në Universitetin Shtetëror të San José, si pjesë e ekipit që vëzhgoi pasojat e ngjarjes së rrallë të zjarrit tha se ishte ndryshe nga çdo gjë që ai kishte parë ndonjëherë.
Zjarri vdekjeprurës në Kaliforninë Veriore vlerësohet si një nga zjarret më të mëdha në historinë e shtetit dhe ka djegur 214.527 hektarë e ka shkatërruar më shumë se 1.000 shtëpi që kur filloi rreth tre javë më parë. Kjo fatkeqësia ka shënuar dhe disa viktima, duke përfshirë tre zjarrfikës dhe një gjyshe me dy mbesat e saj.

Article Logic
Execution time: 0.0040080547332764