INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pentagoni në alarm: Kina po stërvitet për të sulmuar objektivat amerikanë

Pentagoni në alarm: Kina po stërvitet për të sulmuar objektivat amerikanë

Publikuar më: 15:27 17-08-2018

Ushtria kineze me shumë gjasë po stërvitet për të sulmuar objektivat amerikanë dhe aleatë në Paqësor paralajmëron një raport i Pentagonit. Raporti vjetor i Kongresit thotë se Kina po rrit aftësinë e saj për të dërguar aeroplanë bombardues më tej. Raporti thekson aftësinë ushtarake në rritje, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes të parashikuara në 190 miliardë dollarë, sa një e treta e  shpenzimeve të SHBA-ve. BBC shkruan se Kina nuk e ka komentuar ende raportin. Në raport theksohet se Kina po ristrukturon forcat e saj tokësore me qëllim betejën dhe fitoren. Paralajmërimi rreth sulmeve ajrore është një pjesë e një vlerësimi gjithëpërfshirës i ambicieve ushtarake dhe ekonomike të Kinës.

aroplanmbajtese.jpg

"Gjatë tre viteve të fundit, PLA (Liberty Army) ka zgjeruar me shpejtësi zonat operative të bombarduesve duke fituar përvojë në rajonet kritike detare dhe trajnime të mundshme për sulme ndaj objektivave amerikane dhe aleate", thuhet në raport. Në raport thuhet se nuk është e qartë se çfarë po përpiqet të provojë Kina me fluturime të tilla. PLA mund të demonstrojë "aftësinë për të goditur Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate dhe bazat ushtarake në Oqeanin Paqësor perëndimor, përfshirë edhe Guamin", shton raporti. Gjatë viteve në vazhdim, buxheti ushtarak kinez do të shkojë deri në 240 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, Kina ka hyrë fuqishëm edhe në garën hapësinore, me qëllime ushtarake. Në qershor të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi qëllimet e tij për të ngritur një degë të gjashtë të ushtrisë amerikane- një forcë hapësinore.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775