INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Numri i aksidenteve në rritje të vazhdueshme! Njihuni me shkaktarët…[VIDEO]

Publikuar më: 10:19 22-01-2019

Aksidentet rrugore në vendin tonë dita ditës shtohen. Në vitin 2018 u numëruan 136 aksident rrugore me një rritje 3% në raport me dhjetor 2017. Instituti i Statistikave raportoi të dhënat zyrtare për aksidentet rrugore ku pavarësisht rritjes së numrit të aksidenteve, pasojat fatale në jetë njerëzish kanë qenë më të ulëta dhe po kështu edhe të plagosurit.
Në muajin Dhjetor 2018 aksidentet rrugore janë rritur me 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Dhjetor 2018, numri i të aksidentuarve të dëmtuar apo të vdekur ishte 162 persona nga 170, që ishte një vit më parë, duke u ulur me 4.7 %. Numri i të aksidentuarve në total në vitin 2018, ishte 2.291 duke u ulur 12.3 %, krahasuar me vitin 2017. Në muajin Dhjetor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 23 persona nga 16 që ishte një vit më parë.
Shifrat reflektojnë të dhëna problematike lidhur me sjelljen e drejtuesve të mjeteve ndërkohë që grup mosha më problematike mbetet ajo 25-35 vjeç që shkakton rreth një të tretën e aksidenteve.
Në Dhjetor 2018, aksidentet rrugore, në 71.3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25–35 vjeç, duke zënë 31.6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 16.2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2018, aksidentet rrugore, në 20.4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Article Logic
Execution time: 0.0064249038696289