INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat shtojnë aksidentet! Nëvetëm pak orë, shënohen 4 të tilla, deri dhe fatale...

Festat shtojnë aksidentet! Nëvetëm pak orë, shënohen 4 të tilla, deri dhe fatale...

Publikuar më: 14:29 29-11-2018

Dita e sotme nuk ka nisur mirë për disa qytetarë, pasi deri më tani janë shënuar 4 aksidente, ku njëri prej tyre ka rezultuar fatal për një djalë 24-vjeçar i cili humbi jetën.

Në Maliq një makinë doli nga ura duke rënë në lumin Devoll. Për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit vetëm 24 vjeç.

Ndërkohë në qytetin e Gjirokastrës një 52-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur shtetasen L.G, 49-vjeçe, banuese në fshatin Lazarat. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Gjirokastër–Kordhocë. Shoferi 52- vjeçar, banues në Gjirokastër ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.11 mg/l.

Mësohet se gruaja pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa 52-vjeçari është arrestuar.

Ndërsa në rrugën Elbasan-Cërrik, në fshatin Kuqan, shtetasi S.L., 46 vjeç, ka aksidentuar fëmijën e mitur K.T., 6 vjeç, banues në fshatin Hysgjokaj. Fatmirësisht i vogli është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisaritain e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Një aksident tjetër është shënuar dhe tek kthesa e Kamzës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Rreth orës 07:30- 08:00 automjeti ka përplasur një kalimtare të moshës 53 vjeçe. Drejtuesi i mjetit ka ndaluar dhe ka ndihmuar gruan për ta dërguar në spital për ti dhënë ndihmën e shpejtë. Fatmirësisht 53-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Article Logic
Execution time: 0.0033550262451172