INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazh i KE! Shqiptarët të parët në Europë që nuk po ja dalin dot...

Sondazh i KE! Shqiptarët të parët në Europë që nuk po ja dalin dot...

Publikuar më: 13:43 29-11-2018

53% e shqiptarëve duan të emigrojnë, pasi shfaqin vështirësi për t’ja dalë në Shqipëri. Ky është konkluzioni i një sondazh të kryer nga Komisioni Europian për mbështetjen dhe përjashtimin social.

“Jeta është bërë kaq e komplikuar në ditët e sotme, sa pothuajse nuk mund të gjej rrugën time"! Kësaj fjalie i janë pergjigjur me po ose jo të anketuarit Europianë.

Me pak fjalë shqiptarët shfaqen pesimistë dhe kjo është përqindja më e lartë me po nga vendet e Europës dhe tre herë më e lartë sesa mesatarja europiane. Femrat shqiptare kanë më shumë vështirësi për t’u përshtatur dhe gjetur veten, sesa meshkujt, me përkatësisht 55% dhe 50%.
Nga vendet e rajonit, 20% e malazezëve mendojnë se jeta e tyre është e komplikuar dhe po kështu, 34% e maqedonasve dhe 30% e serbëve. Më shumë të lehtë për t’ja dalë e kanë suedezës, pasi vetëm 7% e shohin të ardhmen në emigracion dhe më pas vjinë gjermanët me 8%.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895