INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
TAKSA 100%/Krerët kosovarë takohen me ambasadorin amerikan

TAKSA 100%/Krerët kosovarë takohen me ambasadorin amerikan

Publikuar më: 10:22 22-01-2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të takohen me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.
Takimi do të zhvillohet për të diskutuar rreth kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ky takim është thirrur nga Veseli, kurse Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u shoqëruar me shqetësim nga qeveria amerikane.
“Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës. Tekat personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cënojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës. Cënimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cënimit të shtetit tonë”, ka thënë ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042340755462646