INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot Kosova përkujton Ibrahim Rugovën

Sot Kosova përkujton Ibrahim Rugovën

Publikuar më: 10:21 21-01-2019

Me rastin e përvjetorit të 13-të të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në Prishtinë do të organizohen sot një varg aktivitetesh.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në orën 09:00 do të bëjë homazhe tek varri në Velani.
Ndërsa kryesia e LDK-së bashkë me kryesuesit e Degëve do të bëjnë homazhe tek varri i tij në orën 11:00 dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova.
Në orën 12:00 Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore. Akademia mbahet në Golden Imperial (lagjja në Veternik).
Ibrahim Rugova vdiq më 21 janar të vitit 2006 nga një sëmundje e rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.0044159889221191