INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në 1 javë çmenduri në rrugët e kryeqytetit, 48 shoferë të arrestuar

Në 1 javë çmenduri në rrugët e kryeqytetit, 48 shoferë të arrestuar

Publikuar më: 11:15 10-09-2019

Përgjatë javës në kryeqytet janë arrestuar 48 drejtuesh mjetësh.Ata janë arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” disa prej tyre kanë qënë në gjendje të dehur ndërsa të tjerë nuk kanë patur leje drejtimi.

Konkretisht për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” janë arresuar 47 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 13 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 34 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Janë pezulluar 100 leje drejtimi, nga të cilat 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 58 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 14 për shkelje të tjera.

Janë proceduar administrativisht 35 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi.

Janë proceduar administrativisht për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 328 drejtues motomjetesh dhe ciklomotorësh. Policia bën me dije se janë proceduar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve 113 drejtues mjetesh si dhe janë ndëshkuar 1667 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, kryesisht në rresht të dytë dhe mbi trotuare.

Ndërkohë janë vendosur 2978 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438