INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Drejtuesit e padisiplinuar të makinave 'mbyten' në gjoba! Policia procedon dhe rreth 1.700 nga ta

Drejtuesit e padisiplinuar të makinave 'mbyten' në gjoba! Policia procedon dhe rreth 1.700 nga ta

Publikuar më: 12:01 20-08-2019

Policia Rrugore e Tiranës në aksion. Së fundmi raporton se ka kapur në kushtet e flagrancës 26 drejtues mjete, janë pezulluar 111 leje drejtimi, janë proceduar administrativisht 1.767 drejtues mjetesh si dhe janë vendosur 2.050 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës, sqaron se ky është bilanci i javës që lamë pas dhe ka ndjekur dhe zbatuar me korrektësi detyrimet e përcaktuara në Planet e Veprimit. Kontrollet e shtuara janë fokusuar në drejtim të parkimeve të gabuara, sjelljeve në raport me sinjalizimin rrugor horizontal dhe vertikal, garave me shpejtësi, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Nga totali i masve rezulton se 289 janë marrë falë raportimit të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe 74 masa nga raportimet në numrin 112.

Article Logic
Execution time: 0.0033481121063232