INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I vunë gjobë 50 mijë euro biznesmenit, arrestohen gjobvënësit. Ja cilën skemë ndiqnin [VIDEO]

I vunë gjobë 50 mijë euro biznesmenit, arrestohen gjobvënësit. Ja cilën skemë ndiqnin [VIDEO]

Publikuar më: 10:58 31-07-2019

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit të akuzuar për gjobvënie ndaj një biznesmeni.

Njëri perj tyre bën me dije policia është me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, ndërsa është sekuestruar një sasi eurosh prej 5000 eurosh, e paguar si kësti i radhës nga biznesmeni.

Gjatë operacionit të koduar “Gjobvënësit” u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit. E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë, dhe K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Article Logic
Execution time: 0.0039348602294922