INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të bëhesh i bukur me pak lekë! 4 fishohen italianët që hynë në Shqipëri për turizëm shëndetësor

Të bëhesh i bukur me pak lekë! 4 fishohen italianët që hynë në Shqipëri për turizëm shëndetësor

Publikuar më: 11:20 31-07-2019

Është katërfishuar numri i italianëve që kanë hyrë në vendin tonë 6 muajt e parë të vitit për “turizëm shëndetësor”. Sipas INSTAT teksa në 2018 morën shërbime shëndetësore 276 italianë, këtë vit vetëm në 6 muajt e parë të vitit, numri ka shkuar 444. Pra rritja është 270% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që ishin 120 italianë. 

Bukuria dhe estetika janë numër një për italianët dhe shumica e ndërhyrjeve në Shqipëri ka qënë për të zbukuruar hundën, rimodelim të barkut, buzë më të plota apo dhe për rregullim dhëmbësh. Kujtojmë këtu se ndryshe nga Italia çmimet tek ne janë gati dy herë më të ulëta. Ndaj dhe italianët bëjnë dy punë në një rrugë. Edhe bëjnë pushimi dhe bëhen më të bukur. Po së fundmi po vihet re dhe një ndërhyrje e sofistikuar që është fertlizimi IN Vitro. Me dhjetra italianë pa fëmijë me më pak para se në Itali marrin këtë shërbim për të sjellë në jetë një foshnjë.

Article Logic
Execution time: 0.004382848739624