INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mungon oponenca e pakicës! Braçe, kemi nevojë për të vërtetat e PD[VIDEO]

Publikuar më: 15:21 13-11-2018
Opozita ndryshe nga vitet e tjera, jo vetëm që nuk ka qenë e pranishme në komisione për diskutimet për buxhetin, po as ka zhvilluar një tryezë për të treguar të metat për ligjin që prek të gjithë qytetarët. Për mungesën e oponencës së opozitës IN News pyeti deputetët e maxhorancës. Për kreun e Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe buxheti ka nevojë jo vetëm për kundërshtimin e opozitës por dhe për të vërtetat e saj.
 
“Buxheti ka nevojë edhe për kundërshimin e opozitës, në mendimin tim personal edhe për të vërtetat e opozitës. Nëse duan të bëjnë diçka profesionale në kundërshtimin e ligjit janë të mirëpritur të vijnë ta bëjnë”, tha Erion Braçe.
 
Për deputeten e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka prania e opozitës është jo vetëm e rëndësishme por e domosdoshme.
“Pjesëmarrja e opozitës është shumë e rëndësishme jo vetëm në diskutimin për buxhetin por për çdo çështje tjetër. Tek e fundit përfaqësojnë ata që i kanë votuar”, u shpreh deputetja. 
 
Ndërsa të tjerë ende edhe sot nuk e kuptopjnë mungesonë e partive opozitare në Kuvend. 
“Demokracia funksionin me dy krah, opozita jo vetëm e mirëpritur por e nevojshme. Nuk e kuptoj dot arsyen si mund të mungojë opozita, të humbas një rast të tillë”, tha deputeti socialist, Arben Pëllumbi.
 
Ndërsa për deputetin Rakip Suli, mungesa e opozitës në fakt tregon dhe cilat interesa mbron pakica. “Po të ishte e interesuar për buxhetin do të kishte ardhur, por nuk i interesojnë interest e qytetarëve të zakonshëm, kështu që rrinë aty tek SHQUP”, u shpreh deputeti Suli.
 
Por ka dhe nga ata raste kur deputetët e mazhorancës nuk i shqetëson aspak mungesa e opozitës, pasi siç thonë ata janë vetë socialistët që po i bëjnë oponencën më të shëndoshë draftit më të rëndësishëm për vitin e ardhshëm. “Nuk mungon, e bëjmë vetë debatin”, mendon deputeti i PS, Ilir Xhakolli. 
 
Buxheti dhe paketa fiskale do të miratohen në seancën parlamentare të 22 nëntorit. Ndërkohë deri më tani Partia Demokratike nuk ka propozuar as amendamente. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038328170776367