INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Deputeti i LSI: Ja data e protestave

KafeIN/ Deputeti i LSI: Ja data e protestave

Publikuar më: 15:09 13-11-2018

Endrit Braimllari i LSI ishte sot në mëngjes në KafeIN. Fillimisht Flavio Qarri e pyeti për ndryshimin në pamje dukshëm ishte dobësuar dhe Braimllari i’a atribuoi një regjimi të shëndetshëm.

Por, menjëherë në një kalim në tema serioze, Flavio e pyeti nëse ishte interesuar për Air Albania pasi ishte zhdukur nga radarët e publikut.

Z. Braimllari adresoi inflacionin e skandaleve si pasojë e keqqeverisjes së Ramës dhe e konsideroi edhe Air Albania një lëvizje propagandistike.

Edhe lëvizjet e fundit apo vendimet politike janë diversione nga skandalet e kriminalizimi i skajshëm.

Urdhrat e Sandër Lleshit ishin gjithashtu propagandë e jo shqetësime. Braimllari i bëri thirrje PD e LSI që fokusin e tyre ta kenë te shqetësime madhore e mos të hutohen.

I pyetur nga Flavio nëse kanë një afat për protestat, Braimllari tha se është hapi tjetër dhe i vetëm i mbetur për opozitën.

Për më tepër gjatë transmetimit direkt ka patur dhe një lumë mesazhesh të cilat Flavio dhe Endrit Braimllari u përpoqën t'i respektojnë, ndaj për të mos i humbur ndiqni intervistën e plotë në këtë link:

 

Article Logic
Execution time: 0.0040290355682373