INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD dhe LSI bojkotojnë kuvendin, dërgojnë vetëm dy përfaqësues! Arsyeja...

PD dhe LSI bojkotojnë kuvendin, dërgojnë vetëm dy përfaqësues! Arsyeja...

Publikuar më: 12:44 09-07-2018

Manipulimi i votimit për Teatrin Kombëtar, ku deputeti i LSI-së Vangjel Tavo duke mos qenë fare i pranishëm, ka votuar pro është një pretendim i opozitës që bëri që sot deputetët të mos merrnin pjesë në seancë. PD dhe LSI dërguan vetëm dy përfaqësues Vasilin dhe Spahon, të cilët dhanë dhe sqarimet.

Kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho është shprehur se deri në rivotimin e Projektligjit për Teatrin opozita nuk do të marrë pjesë në seancat e parlamentit.
“Ditën e enjte është kryer votimi për shembjen e Teatrit Kombëtar. Por më shumë se kaq edhe tek rezultati i votimit, ku një prej deputetët të opozitës që nuk ishte në Kuvend, ka votuar pro. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin çudira të tilla, sepse opozitës i është mohuar e drejta e fjalës nga mazhoranca. Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh dhe nuk besoj se do të kishte ndonjë gjë më të rëndësishme për Kuvendin, se sa të verifikonte procesin e votimit. Në këtë situatë ne nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, deri kur Parlamenti të kthejë përgjigje duke anuluar votimin e ditës së enjte”, tha Edmond Spaho.
Ndërsa Vasili i LSI theksoi:"Çdo standard i funksionimit ka rënë. Është standard shumë i ulët, që u verifikua më në fund në sallën e parlamentit, ku vota u tjetërsua në mënyrën më të turpshme që mundet. Për ne është e papranueshme dhe e patolerueshme që në këtë situatë ne të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Dhe të jemi këtu dhe të ligjërojmë pikërisht për këtë gjë e cila ishte një emergjencë që duhet të verifikohej dhe nuk mund të hapej seanca. Pikërisht për këto arsye dhe kjo situatë e papranueshme bën që mos të vazhdojmë dot së bashku dhe ky votim të rikryhet.”
Sot ishte planifikuar të votohej projektligjit për magjistraturën, po do 84 vota dhe me shumë të ngjarë votimi do të shtyhet.

Article Logic
Execution time: 0.003943920135498