INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi: Sot fjala e politikës mbaroi, tashmë fjalën e ka populli

Kryemadhi: Sot fjala e politikës mbaroi, tashmë fjalën e ka populli

Publikuar më: 16:10 04-04-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat e cilësoi vendimin e Gjykatës për të arrestuarit e protestës së Kukësit arbitrar dhe një dëshmi e qartë se edhe drejtësia tashmë është vënë në shërbim të kryeministrit.

Sipas Kryemadhit, sot fjala e politikës ka mbaruar dhe është populli ai që do të thotë fjalën e vet.

‘Veprimet e opozitës tashmë janë legjitime në krye të popullit që nuk do të pajtohen më me dhunën policore dhe kriminale të Edi Ramës. Ata policë që i shërbejnë pushtetit duhet të llogarisin dhe fundin e karrierës së tyre me fundin e pushtetit të Edi Ramës. Sot fjala e politikës mbaroi, tani fjalën e ka populli!”, tha Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334