INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takimi Basha-Kryemadhi. Opozita kthehet nesër në Parlament me qëndrime të koordinuara[VIDEO]

Takimi Basha-Kryemadhi. Opozita kthehet nesër në Parlament me qëndrime të koordinuara[VIDEO]

Publikuar më: 17:23 11-04-2018

Opozita vendos të dal me një qëndrim të unifikuar për të mos e bojkotuar parlamentin. Kreu i demokratëve Lulzim Basha priti sot në zyrë drejtueses e LSI-së Monika Kryemadhi ku kanë biseduar përreth 1 orë. Mësohet se palët kanë rënë dakord që të marrin pjesë nesër në seancën parlamentare ku do të mbajnë qëndrime të koordinuara. Në këtë mënyrë PD dhe LSI kanë sheshuar çdo qëndrim pasi  më herët dy partitë nuk kanë qenë në koordinim të plotë sa i përket qëndrimit të tyre në Kuvend. Deputetët demokratë kanë bojkotuar plotësisht komisionet ndërsa LSI-ja ka marr pjesë në disa komisione. Takimi në selinë blu është zhvilluar pak para mbajtjes së grupit parlamentar demokrat. Mësohet se kryetari Lulzim Basha u ka kërkuar në mbledhjen e grupit deputetëve që të bëjnë opozitë të fortë në Kuvend në mbrojtje të kauzave të saj siç është heqja e tarifës në Rrugën e Kombit, lirimi i protestuesve dhe mbështetja e protestave të biznesit të vogël. Gjithashtu, opozita e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Byros Politike për mospërjashtimin e Ramës  nga Kuvendi dhe do kërkojë sërish që të merren masa ndaj kryeministrit. PD bojkotoi seancën parlamentare të së enjtes duke nisur një fushatë të “mosbindjes civile”.

Article Logic
Execution time: 0.0036771297454834