INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë i ndodhi të bijës. Kryemadhi: Akt pervers, nuk do të lejoj që të keqpërdorin…

Çfarë i ndodhi të bijës. Kryemadhi: Akt pervers, nuk do të lejoj që të keqpërdorin…

Publikuar më: 15:10 12-04-2018

‘Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.
Ju lutem bejeni report kete profil!’

Përmes një statusi të tillë në rrjetin social Facebook kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e alarmuar shprehet se është krijuar një profil i rremë në emër të së bijës Erës.

Sic lexohet edhe nga deklarata në FB, kryetarja e LSI-së bën thirrje që të ndërhyjë drejtoria e krimit kibernetik.

Ajo e cilëson një veprim të tillë një akt pervers dhe se nuk do të lejoj që të keqpërdorin fëmijet e saj.

Kryemadhi bën thirrje që t'i bëhet report profilit të rremë të së bijës.

era.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209