INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto shenja paralajmërojnë se partneri po ju tradhëton

Këto shenja paralajmërojnë se partneri po ju tradhëton

Publikuar më: 14:28 07-03-2017

Çdo shenjë është një lloj paralajmërimi që diçka nuk po funksionon në lidhjen tuaj.

Duke përdorur dhe intuitën tuaj mund të kuptoni mjaft mire çfarë po ndodh me partnerin. Kushtojini vëmendje të veçantë!

 

Ai nuk e ndan nga dora telefonin

Ndërkohë që ai e kishte zakon kur vinte në shtëpi ta linte diku telefonin, ka disa kohë që nuk e lëshon për asnjë moment atë. Nga ana tjetër ai e mban zakonisht pa zile ose ndonjëherë edhe të fikur.

Këshilla: I thoni se nuk keni bateri dhe ju duhet me patjetër t’i telefononi dikujt duke i kërkuar t’ua huazoje të tijin. Nëse bëhet nervoz do të thotë se diçka nuk shkon.

I jep kujdes të veçantë pamjes së jashtme

Ai asnjëherë nuk e ka lënë pas dore pamjen e tij, por ka disa kohë që rregullohen në një tjetër mënyrë. Ky ndryshim i pajustifikueshëm mund të tregoje se ai ka dëshirë t’i bjerë në sy dikujt tjetër.

Ka gjithmonë e më shumë punë dhe takime në orët e mbrëmjes

Ka disa kohë që ai ka takime me shumicë? Një ose dy mund të jenë të zakonshme, por këto ndodhin shpesh janë jo të zakonshme.

Këshilla: Ftojeni për të shkuar diku e për të pirë nga një birrë në mënyrë që të ndryshoni ambient.

Pasion i tepruar për diçka në mënyrë të papritur

Kur vinte në shtëpi donte të çlodhej dhe të rrinte shtrirë? Tashmë dëshiron të fillojë shpejt e shpejt një aktivitet të ri? Kjo tregon se ai do të merret me diçka tjetër në mënyre që të çlirohet paksa nga ju.

Më shumë afeksion sesa duhet

Një person që tradhton zakonisht ndjehet fajtor dhe dëshiron që t’iu bëjë edhe të buzëqeshni ose t’iu gëzojë me dhurata. Kujdes, mos u gënjeni.

Distancë dhe indiferencë

Keni kohë që keni vënë re se ai është i shqetësuar, me nerva apo ka ndryshime të shpeshta humori pa arsye madhore? Nëse tregohet i largët me ju dhe momentet intime bëhen gjithmonë e më të pakta do të thotë se ka gjetur dike tjetër.

Këshilla: E mira është të flisni drejtpërdrejt me të dhe t’i jepni zgjidhje problemit.

Intimitet i trazuar ose inekzistent

Nëse partneri nuk ka më dëshirë të kalojë çaste intime me ju dhe kjo gjë bëhet e shpeshte duhet të shqetësoheni.

Dëshirë seksuale në rritje

Nga ana tjetër, dëshirat e çmendura në shtrat dhe sjellja në mënyrë anormale tregojnë gjithashtu se ai ka dike tjetër që e stimulon.

Nuk i interesojnë me projektet e përbashkëta

Nëse të gjitha projektet që kishit bërë atij nuk i interesojnë më si më parë kjo do të thotë se diçka nuk shkon si duhet.

Duhet të dini se këto shenja mund të jene edhe për femrat tradhtare, prandaj ju meshkuj duhet të bëni kujdes.

Article Logic
Execution time: 0.0041251182556152