INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Bleona, vajza e cila zbuloi Tiranën në çdo pjesë të saj! [FOTO]

KafeIN/ Bleona, vajza e cila zbuloi Tiranën në çdo pjesë të saj! [FOTO]

Publikuar më: 12:46 25-06-2018

Që prej datës 29 Qershor 2016 vendet unike dhe më të bukura të qytetit të Tiranës filluan të mos mbeten më sekret. Dy tw rinj morwn përsipër të krijonin një profil në Instagram me emrin @tiranazbuluar për të zbuluar të gjitha vendet e bukura por edhe të fshehta të qytetit.

Bleona Duka dhe Rodrig Naska, në atë kohë gjimnazistë, nxitën qindra të rinj të shkrepnin foto në vendet më të veçanta të qytetit për ti bashkuar në një profil të vetëm, atë të Tirana Zbuluar.

Sot në KafeIN, Bleona na tregoi se si ky profil për vetëm 2 vite, arriti të bëhej hambar i fotove të të rinjve në vendet më të “instagramuara” të qytetit të Tiranës. Foto të cilat kanë marrë shumë reagime nga publiku dhe janë kthyer në model për të rinj të tjerë si edhe objekt frymëzimi, për të pasur çaste të bukura tashmë jo vetëm me njerëz të bukur, por edhe në vende të bukura.

Article Logic
Execution time: 0.003917932510376