INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ikin dhe nuk kthehen më, 356 mijë shqiptarë janë larguar në 8 vitet e fundit

Ikin dhe nuk kthehen më, 356 mijë shqiptarë janë larguar në 8 vitet e fundit

Publikuar më: 09:29 29-05-2019

Mijëra shqiptarë gjatë viteve të fundit kanë vendosur të largohen nga vendi dhe të mos kthehen më. Sipas INSTAT, që nga viti 2011, janë 356 mijë shqiptarë që kanë zgjedhur të largohen nga vendi për arsye emigrimi, çka është e barabartë me popullsinë e një qyteti të mesëm si Durrësi, apo Fieri.

Përgjithësisht nga vendi largohen për arsye emigrimi midis 32-55 mijë personave në vit, ku numri më i lartë raportohet në 2011-2013, me 50-55 mijë në vit, që përkon dhe me fillimin e periudhës së liberalizimit të vizave.
Në vitet e mëpasshme numri është ulur, duke u luhatur mes 32-40 mijë të larguar në vit. Një tregues i rëndësishëm është numri i atyre që kthehen. E sipas INSTAT numri I atyre që kthehen është në rënie të dukshme nga viti në vit. Në 2011 ishin 37 mijë emigrantë që u kthyen në vend, ndërsa në 2018 janë kthyer vetëm 23 mijë. Në tetë vjet janë thyer në atdhe nga emigracioni rreth 215 mijë persona.
Të dhënat të tjera indirekte për numrin e azilantëve tregojnë se numri i personave që kanë kërkuar të emigrojnë mund të jetë shumë më i lartë.
P.sh në 2015-n, sipas të dhënave të Eurostat, aplikuan për azil nga Shqipëria rreth 69 mijë persona. Në total nga viti 2011, rreth 214 mijë persona kanë kërkuar azil në vendet e BE-së, duke kulmuar në 2015-n, duke u renditur dërkohë, numri i atyre që ikin jashtë vendit dhe nuk kthehen më, pa u regjistruar si azilantë, nuk dihet.

Article Logic
Execution time: 0.003774881362915