INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia largon refugjatët: Kufijtë nuk hapen!

Greqia largon refugjatët: Kufijtë nuk hapen!

Publikuar më: 18:30 07-04-2019

Ditët e fundit Selaniku është kthyer në një arenë përplasje mes refugjatëve dhe policisë greke.

Refugjatë nga shumë vende të botës ndodhen prej 3 ditësh në Greqi, pas lajmeve të rreme në rrjetet sociale për hapjen e kufijve.

Mirëpo, refugjatët janë bindur më në fund nga policia greke se nuk do të hapen kufijtë dhe nga dje natën deri sot paradite 874 janë kthyer me autobusë në kampet ku strehoheshin më parë.

Rreth 50 refugjatë të mbetur, janë larguar në pasdite.

Deri tani duket se situata është e qetë dhe se nuk ka të tjera lajme të rreme apo thirrje për fushata largimi drejt pikave kufitare të Greqisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036168098449707