INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjerimi vijës bregdetare, ministri i Jashtëm grek shpjegon se përse ngecën negociatat me Tiranën

Zgjerimi vijës bregdetare, ministri i Jashtëm grek shpjegon se përse ngecën negociatat me Tiranën

Publikuar më: 15:45 14-03-2019

Negociatat e Tiranës dhe Athinës zyrtare për zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon kanë ngecur për shkak të krizës politike në vend. Një deklaratë të tillë e ka dhënë për mediat helene i komanduari i Aleksis Tsipras në ministrinë e Jashtme greke, Jorgos Katrugalos .

Kryediplomati grek ka theksuar rëndësinë e ecurisë pozitive në marrëdhëniet bilaterale me Shqipërinë, duke shtuar se negociatat kanë mbetur në vend edhe për të mungesës së përgjigjeve për minoritetin grek.

“Është e drejtë vërejtja për sa i përket vonesës në negociata, ka arsye, ne padyshim që marrim parasysh trazirat politike në vendin fqinj. Ndërkohë që duhet të marrim dhe përgjigje për çështjet e parashtruara dhe madhore të minoritetit grek: konkretisht janë dy ligje që referohen në të drejtat përkatëse, ligji për mbrojtjen e pasurisë së palëvizshme në bregun e Himarës, si dhe ligji i përcaktimit të identitetit, që ofron mundësinë e deklarimit si minoritar në procesin e regjistrimit”,

Sipas ministrit, “janë dhënë disa përgjigje nga pala shqiptare” dhe kjo ka ndihmuar në rifillimin e diskutimeve, por “është akoma tepër herët të parashikohen rezultate.

Duke u ndalur në zgjerimin e vijës bregdetare, përfshire paktin për Detin me vendin tonë, ai ka thënë se “zgjerimi i vijës bregdetare dhe përcaktimi i zonës ekskluzive ekonomike është ndër prioritetet e kryeministrit Cipras”.

ojjj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036451816558838