INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet e vdekur në shtëpi, aktorja dhe politikania e Maqedonisë së Veriut, ç'thonë autoritetet

Gjendet e vdekur në shtëpi, aktorja dhe politikania e Maqedonisë së Veriut, ç'thonë autoritetet

Publikuar më: 18:00 07-04-2019

Është gjetur sot e pajetë në një apartament në Shkup të Maqedonisë së Veriut, aktorja dhe ish-kryetarja e komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec-Aleksiç.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin për mediat, ndërsa është shprehur se grupi hetimor ndodhet në vendin ku u gjet e pajetë ish-kryetarja e Komunës dhe po punon intensivisht për zbardhjen e rrethanave.

Biljana Beliçanec-Aleksiç nga viti 2013 deri në vitin 2017 ishte kryetare e komunës së Kisella Vodës e përzgjedhur me kandidaturë nga partia e VMRO-DPMNE-së.

Pas daljes nga skena politika ajo i ishte rikthyer teatrit.

Ishte e martuar me regjisorin nga Manastiri, Sashko Millenkovski. Beliçanec ka lënë dy fëmijë adoleshent të cilët i ka nga martesa e parë, me një stomatolog nga Shkupi.

Article Logic
Execution time: 0.0038800239562988