INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Luftë'' në kufirin Greqi-Maqedoni e Veriut[FOTO]

''Luftë'' në kufirin Greqi-Maqedoni e Veriut[FOTO]

Publikuar më: 09:03 05-04-2019

Qindra emigrantë janë përplasur me policinë në kufirin Greqi-Maqedoni. Ata pasi kaluan natën në Selanik nisën përpjekjet për të kaluar kufirin me Maqedoninë e Veriut. Mediat greke raportojnë se ka pasur episode të vazhdueshme dhune ku refugjatët kanë hedhur gurë dhe shkopinj drejt policisë, ndërsa ata janë përgjigjur duke përdorur tymuese dhe lëndë të tjera kimike për të larguar turmën.

Si pasojë është plagosur një polic. Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut, shkruan Protothema.gr.
Ata thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjete sociale e emëruar si "Karvani i Shpresës" për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut. Njoftohet se në këtë pjesë emigrantët kanë ngritur tenda.
Emigrantëve iu është thënë të përpiqen ta kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Ballkanit. Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016.
Agjencia e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar emigrantët që të mos bëjnë ftesa nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se kalimi i parregullt është "i rrezikshëm".

maqok.jpg

maok.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0030629634857178