INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati 1 e 3-ta e shqiptarëve kanë lënë vendin, kostoja në ekonomi shqetësuese

Gati 1 e 3-ta e shqiptarëve kanë lënë vendin, kostoja në ekonomi shqetësuese

Publikuar më: 10:04 28-05-2019

Më shumë se 1 e 3-ta e shqiptarëve kanë lënë vendin. Po braktisja është shoqëruar dhe me kosto të mëdha ekonomike. Emigrimi neto sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar është një ndër sfidat më të mëdha të shoqërisë dhe ekonomisë shqiptare dhe ka sqaruar se emigracioni ka ulur nga 0.6% deri në 0.9% Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Me një ekonomi vjetore në rreth 13 miliardë euro, rezulton se dëmi i drejtpërdrejtë si pasojë e emigracionit neto në Shqipëri shkon deri në 120 milionë euro në vit. Veç Shqipërisë, kjo gjë vlen edhe për vende si Mali i Zi apo Rumania si dhe Letonia me Lituaninë.

FMN jep disa këshilla për të përmirësuar klimën e biznesit dhe që të nxitet mosbraktisja e vendi. 

-Këshilla numër një është zbatimi i reformës në drejtësi, që është edhe një ndër aspektet më të rëndësishme të të bërit biznes. Këtu përfshihet edhe forcimi i shtetit ligjor.
-Këshilla numër dy i referohet fuqizimit të kuadrit ligjor për të drejtën e pronës, që do të nxisë kreditimin e sektorit privat si dhe investimet e huaja direkte.
-Këshilla numër tre lidhet me përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe arsimor. 
-Këshilla 4, të ngushtohen hendeqet në infrastrukturë me vendet e tjera të rajonit.
-Këshilla numër 5 ka të bëjë me harmonizimin e standardeve me Bashkimin Europian.
Për Fondin Monetar Ndërkombëtar, duket se këto 5 hapa janë të mjaftueshëm për të nxitur një klimë më të mirë biznesi në vend si dhe për të ndaluar largimet nga vendi.

Article Logic
Execution time: 0.0046761035919189