INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesë vjet më parë një apartament mund ta blinit shumë më lirë, ja sa janë rritur tani çmimet

Pesë vjet më parë një apartament mund ta blinit shumë më lirë, ja sa janë rritur tani çmimet

Publikuar më: 09:30 28-05-2019

Gjatë 5 viteve të fundit është shënuar rritje të konsiderueshme të çmimit të banesave. Kush ka arritur të blejë një apartament 5 vjet më parë ka dhënë shumë më pak para se sa do i duhej tani për të marrë në pronësi një banesë. Banka e Shqipërisë ka raportuar se çmimet e banesave janë rritur me 15.2 për qind gjatë periudhës 2013-2018. 

Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së kërkesave, që kanbë ardhur në rritje gjatë viteve të fundit.
Të dhënat janë marrë dhe janë përllogaritur më pas nga shoqëritë e ndërtimit dhe agjentët që operojnë në tregun e pasurive të paluajtshme.
Banka qartëson se në tregun e pasurive të paluajtshme, kërkesa përgjithësisht reflekton zhvillimet demografike, ecurinë e të ardhurave dhe kushtet e financimit për blerje apo zhvillim të pasurive të paluajtshme, ndërsa oferta është e lidhur me numrin e lejeve të ndërtimit.
Nga këndvështrimi i kërkesës, të dhënat e sektorit bankar për periudhën tregojnë një rënie të lehtë të tepricës së kredisë për blerje pasurish të paluajtshme gjatë gjashtëmujorit të 2018, por nivel më të lartë në krahasim me një vit më parë. normat e interesit të kredisë për pasuri të paluajtshme kanë shënuar rritje të lehtë gjatë gjysmës së dytë të vitit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717