INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia lëshon një mesazh për Shqipërinë në BE

Greqia lëshon një mesazh për Shqipërinë në BE

Publikuar më: 17:05 05-02-2019

Presidenti i Greqisë, Pavloulos i ka dërguar një mesazh Shqipërisë, por edhe Maqedonisë e Turqisë, kur bëhet fjalë për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjatë takimit me homologen e tij, kroate Kolinda Grabar-Kitarovic ai theksoi se tre vendet duhet të plotësojnë detyrimet europiane dhe ligjet ndërkombëtare. Duke u ndalur te Shqipëria, ai shtoi se duhet të respektojë të drejtat e pakicave kombëtare.
"Nëse ata duhet të kenë perspektivë europiane duhet të plotësojnë detyrimet që shtrohen nga legjislacioni europian. E drejta e pronës përbën një pengesë të pakapërcyeshme për integrimin evropian të Shqipërisë" deklaroi Prokopios Pavloulos.
Mes dy vendeve vitin e kaluar ka pasur disa herë përplasje me deklarata në lidhje me të drejtat e minoritetit, ndërsa në qershor Shqipëria pret hapjen e negociatave me Brukselin.

Article Logic
Execution time: 0.0030491352081299