INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Lu nis takimet politike për reformën në drejtësi

Donald Lu nis takimet politike për reformën në drejtësi

Publikuar më: 12:25 29-08-2016

Ambasadori Amerikan Donald Lu ka nisur sërisht “negociatat” politike në Shqipëri. Një ditë përpara seancës plenare, ku pritet të miratohet projektligji për “Vettingun”, diplomati Amerikan ka nisur takimet me liderit politik në vendin tonë.
Takimin e parë Donald Lu e zhvilloi me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Takimi është zhvilluar në selinë blu, dhe mendohet se seanca plenare e së martes të ketë qënë në qendër të bisedimeve.
Ndërkohë opozita ka kundërshtuar draftin final të projektligjit të “Vettingut”, i cili u miratua në Komisionin e posaçëm të Reformës në Drejtësi, vetëm me votat e maxhorancës së majtë. Kjo ka sjellë dhe amendimet që opozita i propozon Kuvendit për projektligjin. Ndërkohë opozita thotë se drafti i miratuar nga shumica në komision, ka probleme të thella Kushtetuese, ndërsa qeveria sipas PD-së, vë nën kontroll organet e drejtësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038120746612549